Kongresisti amerikan Joe Wilson ka kritikuar ashpër Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar se po përpiqet ta paraqesë popullin serb si pro-rus, pro-Partisë Komuniste Kineze dhe pro-kriminelëve të luftës.
Në një postim në platformën X, Wilson e ka cilësuar një paraqitje të tillë si “gënjeshtër propagandistike”.
“Vuçiqi përpiqet ta paraqesë popullin serb si pro-Rusi, pro-CCP dhe pro-kriminelëve të luftës, por kjo është një GËNJESHTËR propagandistike”, shkroi Wilson.
Sipas tij, qytetarët serbë kërkojnë mundësi ekonomike, prosperitet, sundim të ligjit dhe paqe në rajon.
“Populli serb dëshiron mundësi ekonomike, prosperitet, sundim të ligjit dhe PAQE në rajon”, deklaroi përfaqësuesi amerikan.
Wilson e ka drejtuar kritikën ndaj regjimit të Vuçiqit, duke thënë se “është vetëm regjimi i Vuçiqit ai që fton forca autoritare dhe nxit urrejtje”.
Vucic tries to present the Serbian people as pro-Russia, pro-CCP, and pro-war criminal but this is a propagandistic LIE. The Serbian people want economic opportunity, prosperity, rule of law, and PEACE in the region. It is the Vucic regime alone that invites in authoritarian…
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) September 8, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


