Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajme“Jo në emrin tim”, diaspora proteston sot në Berlin kundër aktgjykimit të...

“Jo në emrin tim”, diaspora proteston sot në Berlin kundër aktgjykimit të Speciales

Diaspora shqiptare do të protestojë sot në Berlin, me moton “Jo në emrin tim”, në kundërshtim me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta do të mbahet para Parlamentit gjerman, përkatësisht te Reichstagsgebäude, në Platz der Republik 1, dhe nis në orën 12:00.

Sipas organizatorëve, protesta synon të shprehë kundërshtimin ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Protesta të ngjashme nga diaspora janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Gjermanisë, përfshirë Munihun.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallë të parë Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, me dënime që në total arrijnë në 81 vjet burgim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT