Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeAngelina Jolie publikon imazhe nga Gaza: Tani mund të shihni se çfarë...

Angelina Jolie publikon imazhe nga Gaza: Tani mund të shihni se çfarë i është bërë

Aktorja amerikane dhe ish-e dërguara e posaçme e OKB-së, Angelina Jolie, ka publikuar imazhe satelitore të Rripit të Gazës, duke tërhequr vëmendjen te shkatërrimi i madh në këtë territor.

Jolie ka thënë se përmes Google Earth njerëzit tashmë mund ta shohin nga afër përmasën e shkatërrimit të shkaktuar në Gaza.

“Tani mund të hapni Google Earth dhe të shihni se çfarë i është bërë Gazës”, ka deklaruar ajo.

Aktorja theksoi gjithashtu se aktualisht pothuajse 2 milionë njerëz janë zhvendosur nga Gaza, ndërsa bëri thirrje për dërgimin e strehimit, ndihmave humanitare dhe pajisjeve mjekësore para ardhjes së dimrit.

Jolie prej vitesh është e angazhuar në çështjet humanitare dhe ka shërbyer si e dërguar e posaçme e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT