Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajme“Jo në emrin tim”, diaspora proteston dy herë brenda javës në Bruksel...

“Jo në emrin tim”, diaspora proteston dy herë brenda javës në Bruksel kundër vendimit të Hagës

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se diaspora shqiptare në Belgjikë do të protestojë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Sipas njoftimit, në Bruksel do të mbahen dy protesta brenda një jave, në zonën pranë institucioneve të Bashkimit Evropian.

Protesta e parë do të mbahet sot, më 4 tetor, nga ora 14:00 deri në 16:00, ndërsa protesta e dytë është paralajmëruar për të shtunën, më 10 tetor, në të njëjtin orar.

Protestat do të zhvillohen nën moton “Jo në emrin tim”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT