Thursday, September 24, 2026
spot_img
HomeLajme“Jemi bërë si familje”, Thaçi-Mehmeti tregon si është si shefe e ‘Kiks...

“Jemi bërë si familje”, Thaçi-Mehmeti tregon si është si shefe e ‘Kiks Kosova’ (VIDEO)

Autorja dhe moderatorja e “Kiks Kosova”, Ardiana Thaçi-Mehmeti, ka folur për rolin si udhëheqëse brenda ekipit hulumtues të këtij emisioni dhe sfidat që sjell puna në gazetari investigative.

Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ajo theksoi se ka dallime të mëdha mes jetës profesionale dhe asaj personale, duke treguar se si sillet në raport me kolegët.

“Njerëzit më njohin si të durueshme, por dallon, Ardiana në punë, Ardiana në shtëpi, Ardiana në publik dhe brenda ekipit të ’Kiks Kosova’. Shumë prej gazetarëve kanë nisur të rinj, tash disa i kanë bërë 5 vjet, disa 2-3 vjet,  dhe tashmë jemi bërë si familje, ia dimë edhe ‘tekat’ njëri-tjetrit”, deklaroi Thaçi-Mehmeti.

Duke folur për sfidat e gazetarisë hulumtuese, ajo theksoi se suksesi kërkon përkushtim dhe aftësi për t’u përshtatur me situatat dhe personat që trajton.

“Njerëzit mund të arrijnë shumë në gazetari hulumtuese. Ne punojmë mbi bazën e informacioneve që na japin njerëzit. Me kriminelin duhet të sillesh si kriminel, me të pafajshmin si i pafajshëm, do të thotë duhet të hysh në ’këpucët’ e personit përballë, nëse dëshiron të arrish qëllimin e gazetarisë”, tha Ardiana Thaçi-Mehmeti. /Klankosova.tv

Intervistën e plotë, e gjeni në videon e mëposhtme:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT