Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmeJashari: S’kemi mbyllur kompani ndërtimore, punimet janë ndalur për mungesë sigurie

Jashari: S’kemi mbyllur kompani ndërtimore, punimet janë ndalur për mungesë sigurie

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit Qendror të Punës, Kastriot Jashari, ka deklaruar se gjatë inspektimeve në sektorin e ndërtimit nuk janë mbyllur kompani, por janë ndaluar përkohësisht punimet në rastet kur nuk janë respektuar kushtet e sigurisë në punë.

Ai theksoi se veprimet e inspektoratit kanë për qëllim rritjen e sigurisë për punëtorët dhe jo ndëshkimin e bizneseve.

“Në fakt, ne s’kemi mbyllur asnjë kompani ndërtuese. Ne kemi ndaluar punimet në mungesë të respektimit të kushteve të sigurisë në punë. Domethënë, është nga rreth 320 inspektime dhe ri-inspektime, numri total i kantierëve ndërtimorë ku janë vendosur shenja e plumbuzës ose shiritit është rreth 106. Janë rreth 27 ose 30 që janë ri-hapur, sepse i kanë plotësuar kushtet e sigurisë në punë. Domethënë kjo është krejt çështja që ne po e bëjmë. Domethënë ne në fakt nuk mbyllim kompani, por ne korrigjojmë, bashkëpunojmë me qëllim që qytetari, jeta e tij të jetë në qendër të vëmendjes sepse ky është mandati jonë. Unë besoj që edhe sepse nuk është korrekt mbase që të themi vetëm kompani ndërtimore, po flasim edhe për subjekte të tjera, po kësaj radhe kryesisht është në profilin me rrezikshmëri të lartë sepse statistikat zyrtare e nxjerrin këtë situatë. Dhe mbi bazën e kësaj ne veprojmë.

Përndryshe, ne kemi pasë bashkëpunim të vazhdueshëm, komunikim korrekt, kemi pasë edhe takim me shoqatat e ndërtimtarëve para disa ditëve në Ministri bashkë me Ministrin dhe po e kryejmë punën tonë”, tha ai, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

I pyetur për mangësitë e konstatuara gjatë inspektimeve në kompanitë ndërtimore, Jashari tha se detajet teknike janë kompetencë e inspektorëve në terren.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT