Tuesday, May 12, 2026
spot_img
HomeLajmeJapin dorëheqjen 4 ndihmës ministrorë, mbi 60 deputetë laburistë thirrje Starmer që...

Japin dorëheqjen 4 ndihmës ministrorë, mbi 60 deputetë laburistë thirrje Starmer që të largohet

Katër deputetë laburistë dhanë dorëheqjen si ndihmës ministrorë dhe bëjnë thirrje që Keir Starmer të japë dorëheqjen si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Më shumë se 60 deputetë i kanë kërkuar publikisht Starmer që të japë dorëheqjen menjëherë ose të caktojë një afat kohor për largimin e tij.

Më parë, Starmer këmbënguli se do t’u provonte “dyshuesve” se gabojnë, duke shtuar se qeveria e tij kishte bërë gabime, por i kishte bërë zgjedhjet e mëdha politike të duhura.

Deputetja laburiste Catherine West u tërhoq nga kërcënimi i saj për të shkaktuar një sfidë lidershipi kundër Starmer por i bëri thirrje që të largohej deri në shtator.

Ndërkohë, ish-zëvendëskryeministrja Angela Rayner theksoi se që po bëjnë nuk po funksionon dhe se kryetari i bashkisë së Greater Manchester, Andy Burnham nuk duhej të ishte bllokuar kurrë nga kandidimi si deputet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT