Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeJansha kritikon punësimin e të huajve në Slloveni: Dikush që vjen nga...

Jansha kritikon punësimin e të huajve në Slloveni: Dikush që vjen nga Kosova dhe punon në ndërmarrje komunale, nuk është vlerë e shtuar

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša, ka kritikuar politikën e punësimit të fuqisë së huaj në vend, duke thënë se një pjesë e punëtorëve të huaj nuk përbëjnë “vlerë të shtuar” nga perspektiva e ekonomisë kombëtare.

Duke folur në Kongresin e Menaxherëve në Portorozh, Janša tha se gjatë vitit të kaluar janë lëshuar rreth 150 mijë leje pune për shtetas të huaj.

“Dikush që vjen nga Kosova dhe punon në një ndërmarrje komunale, merr pagë minimale dhe sjell edhe familjen e tij, nga këndvështrimi kombëtar nuk është vlerë e shtuar”, deklaroi Janša.

Sipas raportimeve të mediave sllovene, ai sqaroi se një punëtor i tillë mund të përbëjë vlerë për ndërmarrjen ku punon, por vuri në pikëpyetje ndikimin e tij në ekonominë kombëtare.

Janša kritikoi gjithashtu atë që e cilësoi si “importim të fuqisë së lirë punëtore”, duke e konsideruar politikën aktuale migratore të Sllovenisë si të gabuar.

Gjatë fjalimit, ai foli edhe për administratën shtetërore, të cilën e vlerësoi si tepër të madhe, duke përmendur rreth 22 mijë rregullore dhe afro 200 mijë të punësuar në sektorin publik.

Megjithatë, Janša tha se Sllovenia nuk ndodhet në krizë dhe se sfidat ekonomike mund të adresohen pa masa të ashpra kursimi. Ai foli gjithashtu për referendumin e ardhshëm lidhur me një ligj për zhvillimin e vendit dhe kritikoi Gjykatën Kushtetuese për vendimin që mundësoi mbajtjen e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT