Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeShowbizJannik Sinner fiton sërish finalen ndaj Carlos Alcaraz, italiani trimfon në Masters...

Jannik Sinner fiton sërish finalen ndaj Carlos Alcaraz, italiani trimfon në Masters në Torino

Tenisti italian Jannik Sinner ka fituar finalen e Masters në Torino, duke mundur numrin një në botë, Carlos Alcaraz, në dy sete me rezultatin 7:6 dhe 7:5 pas pak më shumë se dy orësh lojë.

Kjo ishte ndeshja e 16-të mes tyre, ku Sinner shënoi gjashtë fitore, ndërsa Alcaraz mbetet me dhjetë fitore.


Ndeshja nisi me lojë të sigurt nga të dy tenistët, që shfrytëzuan servisin e tyre me agresivitet. Shkëmbimet ishin të jashtëzakonshme, dhe italiani dukej më i sigurt teksa loja përparonte, megjithatë ndryshimi nuk dukej i madh në fillim.

Seti i parë shkoi në barazim, ku Alcaraz pati një set point, por Sinner realizoi një mini-break dhe e fitoi setin e parë.

Në setin e dytë, Alcaraz tregoi një lojë më të fortë dhe arriti të merrte epërsinë 2:0, madje edhe 3:1, por në gjashtë lojën e setit të dytë bëri disa gabime të cilat Sinner i shfrytëzoi për të realizuar thyerjen dhe për të kaluar në avantazh.

Italiani e ruajti kontrollin dhe me një pushim tjetër në lojën e dhjetë përfundoi setin dhe ndeshjen 7:5, duke festuar një fitore të merituar.

Ky është titulli i dytë radhazi i Final Masters për Sinner, që i afrohet Alcarazit me vetëm 550 pikë diferencë. Gjithashtu, ky është titulli i gjashtë i sezonit për të dhe i 24-ti në karrierën e tij. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT