Ushtria izraelite ka pretenduar se ka vrarë tre pjesëtarë të Brigadave Al-Qassam, krahut të armatosur të Hamasit, gjatë një sulmi në zonën e Khan Younisit në jug të Gazës.
Sipas një deklarate të ushtrisë izraelite, në sulmin e kryer një ditë më parë u vra Mohammed al-Yazouri, për të cilin Izraeli pretendon se ishte komandant i Brigadës së Khan Younisit.
Në të njëjtin sulm, sipas ushtrisë izraelite, u vranë edhe Hudhaifa Muammar, i cilësuar si “komandant kompanie”, dhe Muhammad Bahjat Rashi, për të cilin pretendohet se ishte pjesëtar i krahut ushtarak të Hamasit në Brigadën e Khan Younisit.
Deri tani nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga Hamasi apo Brigadat Al-Qassam lidhur me këto pretendime.
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje armëpushimi në tetor 2025, megjithatë raportime të ndryshme kanë vazhduar të dokumentojnë sulme dhe incidente të armatosura në Gaza.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


