Italia ka kërkuar zyrtarisht që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione ndaj ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.
Sipas deklaratës së ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, kërkesa i është adresuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, me qëllim që çështja të përfshihet në agjendën e ardhshme të ministrave të jashtëm të BE-së.
Në kërkesë thuhet se sanksionet duhet të merren për shkak të “akteve të papranueshme” ndaj flotës humanitare, përfshirë ndalimin e aktivistëve në ujërat ndërkombëtare dhe, sipas pretendimeve, trajtimin e tyre në mënyrë poshtëruese dhe me ngacmime, gjë që cilësohet si shkelje e të drejtave themelore të njeriut.
Italia thekson se këto veprime duhet të trajtohen në nivel evropian dhe të marrin përgjigje diplomatike brenda kuadrit të Bashkimit Evropian.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


