Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeItali: Makina përplas këmbësorët në Modena, tetë të lënduar

Itali: Makina përplas këmbësorët në Modena, tetë të lënduar

Një incident i rëndë është regjistruar në qytetin verior italian të Modenës, ku një person ka përplasur me makinë këmbësorët, duke lënë të lënduar tetë persona.

Sipas autoriteteve, katër nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, përfshirë një grua e cila raportohet se ka pësuar dëmtime serioze në të dy këmbët.

Pas ngjarjes, kalimtarët e rastit kanë ndërhyrë duke ndaluar drejtuesin e automjetit, një burrë rreth të 30-ave, dhe më pas e kanë dorëzuar atë në polici.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka cilësuar incidentin si “jashtëzakonisht serioz”, ndërsa kryetari i bashkisë së Modenës, Massimo Mezzetti, ka deklaruar se situata do të ishte edhe më e rëndë nëse ngjarja rezulton e qëllimshme.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT