Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmeIshte arrestuar para tre muajsh, ish-ushtari i UÇK-së lirohet nga burgu në...

Ishte arrestuar para tre muajsh, ish-ushtari i UÇK-së lirohet nga burgu në Serbi

Ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Llozani, i arrestuar para rreth tre muajsh nga autoritetet serbe, është liruar sot nga burgu në Beograd.

Lajmin për lirimin e tij e ka dhënë avokati Arianit Koci.

“Lajm i madh: Lirohet Mit’hat Llozani nga burgu në Beograd. Vazhdoj me punu për qytetarin e Kosovës.”, ka shkruar Koci në facebook.

Ndryshe, Mit’hat Lozhani ishte arrestuar më 5 shkurt gjatë kalimit transit në Serbi.

Pas arrestimit të tij, avokati Koci kishte kërkuar reagim të menjëhershëm nga të gjitha institucionet. /Klankosova.tv

 

Avokati Koci në Beograd: Rasti i Mit’hat Lozhanit kërkon reagim të menjëhershëm

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT