Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeIsh-shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni iu dorëzohet autoriteteve shqiptare në kufi me...

Ish-shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni iu dorëzohet autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, iu është dorëzuar autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën.

Sipas Top Channel, Vlora Hyseni ka qenë brenda territorit të Kosovës. Ajo është dorëzuar autoriteteve në pikën kufitare në Vërmicë, Morinë.

Hetimet e kanë çuar SPAK drejt drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të shoqëruar me pezullimin nga detyra.

Në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se Hyseni po hetohet për veprat penale “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit hetimor”.

Kjo masë, nuk ka mundur dot të ekzekutohej pasi Vlora Hyseni ndodhej në një vizitë pune në Baku të Azerbajxhanit, ku merrte pjesë në një konferencë me drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme.

Për të njëjtën dosje, kontroll personal dhe në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, nën dyshimin se aty mund të gjendeshin prova dhe fakte me interes për hetimin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT