Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeIrani ‘plotësisht i përgatitur’ për luftë të re pas skadimit të armëpushimit

Irani ‘plotësisht i përgatitur’ për luftë të re pas skadimit të armëpushimit

Me afrimin e fundit të armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit dhe pasigurisë për bisedimet e ardhshme, Teherani ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë luftën.

Agjencia e lajmeve Tasnim, një media gjysmëzyrtare në vend, ka raportuar se Irani është “plotësisht i përgatitur për mundësinë e një lufte të rinovuar”, raporton skynews, transmeton Sinjali.

Sipas raportimit, kjo përgatitje përfshin zhvendosje ushtarake, hartimin e një liste objektivash dhe “surpriza të reja”.

Kjo vjen në të njëjtën linjë me deklaratat e Donald Trump më herët gjatë ditës, i cili tha se ushtria amerikane është “gati për veprim” pas furnizimeve gjatë armëpushimit.

“Ne kemi aq shumë municion, aq shumë gjëra… ne e kemi shfrytëzuar këtë për t’u furnizuar dhe ata ndoshta kanë bërë gjithashtu një furnizim të vogël,” tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT