Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeLajme Intervista krejt ndryshe e presidentes Osmani, flet për fëmijërinë, familjen, e festat...

 Intervista krejt ndryshe e presidentes Osmani, flet për fëmijërinë, familjen, e festat (Video)

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ora Shtatë”, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndau kujtime personale nga fëmijëria e saj, duke folur për sfidat e asaj kohe dhe festat simbolike të fundvitit.

“Përkundër rrethanave të vështira që ka kaluar familja jonë dhe populli, si fëmijë shumë herët na është dashur të përballemi me sfidat e krijuara nga jeta”.

“Për shkak të dëbimit nga puna të prindërve, edhe ne u dëbuam nga shkolla, dhe kështu na u desh të rriteshim para kohe”,  tha Osmani, duke reflektuar mbi vështirësitë që e formësuan jetën e saj,

Ajo shtoi se këto përvoja e bënë më të fortë: “Kjo na ka bërë më të fuqishëm, më të durueshëm për t’u përballur me sfidat e sotme”.

Presidentja kujtoi njëherësh me ngrohtësi festat e fundvitit në banesën e familjes në Mitrovicë.

“Festat e vitit të ri ishin përplot hare, me atë pak ushqim që kishim. Ndonjë dhuratë simbolike e vogël për ne si fëmijë, muzikë, vallëzim, dhe një atmosferë që nuk ndalej kurrë,” u shpreh ajo.

Osmani theksoi po ashtu rëndësinë e ruajtjes së këtyre traditave dhe krijimit të momenteve të veçanta për fëmijët e sotëm.

“Çdo vit të ri e kalojmë bashkë me familjen, duke krijuar kujtime që edhe fëmijët tanë do t’i bartin për gjithë jetën e tyre”, u shpreh e para e vendit,transmeton Klankosova.tv. Ky rrëfim sjell një pasqyrë të ngrohtë dhe personale të jetës së presidentes, për të dëgjuar intervisten e plotë, ndiqeni videon më poshtë:

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT