Profesoresha Teuta Sahatqija ka vlerësuar se zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale ka vënë jo vetëm Kosovën, por edhe shtetet e tjera përballë nevojës për të avancuar mbrojtjen dhe sigurinë teknologjike.
Sipas saj, duhet të ecet në hap me kohën dhe të përgatiten për sfidat që sjell teknologjia moderne.
Sahatqija ka potencuar se vendin e presin hapa të shumtë për të arritur nivelin e duhur të përgatitjes në fushën e inteligjencës artificiale.
“Zhvillimi i hovshëm i intelegjencës artificiale në fakt jo vetëm Kosovën, por të gjitha shtetet i ka vënë në një pozitë që duhet të jetë në hap me kohën dhe të fuqizojë mbrojtjen e saj”.
“Kosova në njëfarë mënyre e ka agjensionin, por në anën tjetër mendoj që mungojnë shumë gjëra të tjera. Mendoj që ende ka shumë hapa, të cilët na presin që të jemi në hap me kohën dhe të përgatitemi”, tha ajo./Klankosova.tv


