Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajmeIniciativa e “ngecur”: Shtëpia e Nënës Stanë (s)’bëhet muze i UÇK-së (VIDEO)

Iniciativa e “ngecur”: Shtëpia e Nënës Stanë (s)’bëhet muze i UÇK-së (VIDEO)

Filipi, Viktori e Fatmiri ishin djemtë që Stanë Gashi i niste për luftë.

Pos tyre, ajo dhe familja e saj i dhanë edhe shumëçka tjetër UÇK-së në rajonin e Karadakut, në vitet 1998-99. Shtëpia si strehë dhe sofra me ushqime, ishin bazë e sigurt për çlirimtarët, raporton Klan Kosova.

Gruaja e kësaj shtëpie, Stanë Gashi për Klan Kosovën ka treguar për ndihmën që u ka ofruar ushtarëve të UÇK-së.

Për shkak të kontributit që dha gruaja e njohur gjerësisht në këto anë si Nana Stanë dhe gjithë familja e saj, po kërkohet që shtëpia e tyre të shndërrohet në muze të luftës për liri.

Se shtëpia e familjes Gashi duhet shpallur muze nuk kanë dyshim as eprorë të UÇK-së, sipas të cilëve rreth 500 ushtarë u strehuan, ushqyen ose pushuan dhe për këtë nuk mori vesh kurrë armiku.

Në shenjë respekti e nderimi për familjen Gashi e nënën Stanë, kjo e fundit, siç u tha, pritet ta ndezë zjarrin e festivalit të ardhshëm “Flaka e Janarit” në Gjilan. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT