Friday, May 22, 2026
spot_img
HomeLajmeImporti janar-prill: “Lulëzojnë” produktet e Serbisë në Kosovë (VIDEO)

Importi janar-prill: “Lulëzojnë” produktet e Serbisë në Kosovë (VIDEO)

Vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, Kosova importoi nga Serbia mallra në vlerë prej afro 71 milionë eurosh, gati 300 mijë më shumë në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Kjo po konsiderohet shqetësuese, pasi ekzekutivi tashmë në detyrë kishte ardhur në pushtet me thirrje për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe shmangien e shtetit fqinj, raporton Klan Kosova.

Kushtrim Ahmeti, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, tha se bizneset po detyrohen të importojnë miliona euro zhavorr nga Serbia, ndonëse resurset ekzistojnë në Kosovë, por Ligji për Pronën Publike po ua pamundëson shfrytëzimin.

Për një njohës të fushës, varësia nga shteti jo mik, mund të zëvendësohet me alternativa të tjera tregtare.

Ndiqeni kronikën për këtë çështje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT