Mospërgjigjja ndaj Prokurorisë e bëri temë edhe jashtë kufijve.
Ftesa e kryeministrit nga Prokuroria Speciale, në cilësinë e dëshmitarit që ishte për të hënën, u bë temë diskutimi edhe në arenën ndërkombëtare.
“The Washington Post” shkroi se kjo është një lëvizje e shtyrë politikisht, marrë parasysh faktin që vendi është në prag zgjedhjesh, raporton Klan Kosova.
Kjo ngjarje, për njohës të politikës dhe marrëdhënieve me publikun, po cilësohet si një prishje e imazhit.
Mënyra se si Kurti deshi t’i përgjigjej këtij organi të drejtësisë, për dikë duket të jetë përqeshës.
Përveç Kurtit, punë me drejtësinë ditë më parë kanë pasur edhe vartësit e tij. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


