Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së shtunës në Lipjan.
Sipas dëshmisë së një qytetari, një person i panjohur kishte hyrë në oborrin e fqinjit të tij. I njëjti, sipas dëshmitarit, e kishte kërcënuar duke i thënë “ik largohu” dhe më pas kishte shtënë tri herë me armë zjarri në ajër, transmeton Klankosova.tv.
“Raportohet për gjuajtje me armë zjarri, sipas dëshmitarit m/k, i njëjti kishte parë një person të panjohur i cili kishte hyrë në oborrin e fqiut të tij, i cili i kishte thënë dëshmitarit ik largohu dhe kishte shtënë me armë tre herë në ajër. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.


