Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmeIDF thotë se ka kryer pothuajse 11 mijë sulme ndaj Iranit

IDF thotë se ka kryer pothuajse 11 mijë sulme ndaj Iranit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë publikuar shifra të reja lidhur me bombardimet ndaj Iranit, duke thënë se kanë kryer rreth 10,800 sulme në territorin e vendit.

Agjencia amerikane Human Rights Activists News Agency (Hrana) ka raportuar një bilanc prej 1,701 civilësh iranianë të vrarë deri më 7 prill, ditën kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shpalli një armëpushim të kushtëzuar dy-javor me Iranin, raporton BBC, transmeton Sinjali.

IDF gjithashtu ka bërë të ditur se është përgjegjës për mbi 14,900 sulme me artileri dhe 2,500 sulme ajrore në Liban, si dhe thotë se ka goditur rreth 165 ndërtesa shumëkatëshe.

Autoritetet shëndetësore libaneze deklarojnë se 2,100 persona janë vrarë gjatë gjashtë javëve të konfliktit në Liban, ndërsa mbi një milion njerëz, ose rreth një në pesë banorë të vendit, janë zhvendosur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT