Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeIbrahimi: 15 mijë familje e shohin Korporatën Devolli si shtëpi të tyre

Ibrahimi: 15 mijë familje e shohin Korporatën Devolli si shtëpi të tyre

Analisti politik Ilir Ibrahimi, ka thënë se drejtuesit e Korporatës Devolli se i njeh personalisht.

Ibrahimi deklaroi se ata janë punëtorë të mëdhenj.

Këtë deklarim ai e bëri në T7, ku u diskutua rreth sulmeve që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ua bëri Korporatës Devolli, transmeton Klankosova.tv

“Mos të shihet sektori privat si armik, nuk është armiku i askujt. E shihni çfarë roli është duke luajtur Elon Musk, ai është njeriu më i pasur i botës çka i duhet Elon Musk të ketë edhe 1 miliard apo 10 miliardë të tjera, nuk ia ndryshon jetën kurrgjë. Nuk i duhet as Devollit 1 milion më shumë ose më pak, nuk ia ndryshon jetën hiç. Ai e bën punën e vetë për mu ato 15 mijë familje, të sigurojë që këto 15 mijë familje të cilat e shohin korporatën si shtëpi të tyre të kenë mundësi të zhvillohen, të ndërtojnë ndoshta edhe bizneset e veta”, tha ai.

“Janë punëtorë shumë të mëdhenjë”, theksoi Ibrahimi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT