Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmeI vë flakën shtëpisë nga pakujdesia me shporet elektrik – përfundon në...

I vë flakën shtëpisë nga pakujdesia me shporet elektrik – përfundon në ndalim 48 orë

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Miradi e Epërme, si pasojë e një zjarri që dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia.

Ngjarja ka ndodhur më 16 prill rreth orës 10:30 në rrugën “UÇK”.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për pronën e M. B., rreth 47-vjeçar, ku zjarri dyshohet se ka shpërthyer nga një shporet elektrik që ishte lënë i ndezur.

Sipas informatave, i njëjti pas kontrolleve mjekësore rezulton të ketë aftësi të kufizuara mendore.

Pas incidentit, ai është dërguar për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.

Pas lirimit nga trajtimi, me udhëzim të prokurorit kujdestar, rasti është trajtuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT