Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeShowbizI mituri 13 vjeçar ther me thikë 19 vjeçarin në Prizren

I mituri 13 vjeçar ther me thikë 19 vjeçarin në Prizren

Një 13-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë një 19-vjeçar, pasditen e sotme në Prizren.Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një rrugë në afërsi të shkollës fillore “Emin Duraku”.

Lajmi për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.


Ai tha se 19 vjeçari është jashtë rrezikut për jetë.

“Në afërsi të shkollës fillore, pas një zënke në mes dy të rinjve një i mitur 13 vjeçar dyshohet se ka goditur më thikë një 19 vjeçar. 19 vjeçari është jashtë rrezikut për jetë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në bashkërendim me të, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, tha Bytyqi. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT