Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmeI kërkuari për fajde kërcënon edhe Petrit Kryeziun, Zyra e Kryeprokurorit: Do...

I kërkuari për fajde kërcënon edhe Petrit Kryeziun, Zyra e Kryeprokurorit: Do të marrin përgjigjen e duhur

Gjatë ditës së djeshme i kërkuari për fajde e vrasje në tentativë, Egzon Reshani, ka kërcënuar Policinë e Kosovës dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, duke paralajmëruar se do t’ua zë peng fëmijët.

Gjatë një transmetimi “live”, Reshani i është drejtuar kryeprokurorit me gjuhë kërcënuese dhe fyese, duke e sfiduar publikisht.

“Hajde live jam, o Petrit pi**, hajde kapem t’qfsha ropt. Je mwsu me pak fwmi o shok, mu jo, unw ta q familjen. T’kallxoj unw, ti kur* Polici e çka je se pe msheli, mos i lidh njerwzit e mirw, unw jau q* grat ty e atyne e krejtve, mos harro.”.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, e cila ka theksuar se kërcënimet përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe se do të trajtohen me seriozitet të plotë institucional.

Në reagim po ashtu bëhet e ditur se rasti do të marrë përgjigjen e duhur institucionale, “që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore”.

“Për më tepër, çdo përpjekje për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës zyrtare në funksion të forcimit të sundimit të ligjit është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”, thuhet në reagim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT