Tuesday, May 12, 2026
spot_img
HomeLajmeI kërkuar për vrasje: Arrestohet në Shqipëri, pritet ekstradimi në Kosovë

I kërkuar për vrasje: Arrestohet në Shqipëri, pritet ekstradimi në Kosovë

Policia e Shtetit ka finalizuar këtë të martë një operacion që ka çuar në arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është Anton Allakaj, ndaj të cilit Gjykata e Pejës ka caktuar një dënim prej 11 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Vrasja”. Nga ky dënim, atij i mbeten për të vuajtur edhe 9 vjet e 8 muaj burg.

Gjatë momentit të ndalimit, forcat e rendit bëjnë me dije se i janë gjetur dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara. Hetimet paraprake tregojnë se në këto dokumente ai përdorte edhe gjeneralitete të tjera, konkretisht emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj.

Policia e Shtetit thekson se arrestimi është kryer në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe atyre kosovare, ndërsa procedurat për ekstradimin e tij tashmë kanë nisur, shkruan Euronews.al.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I kërkuar për vrasje: Arrestohet në Shqipëri, pritet ekstradimi në Kosovë appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT