Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij pas një mosmarrëveshjeje.
Ngjarja ka ndodhur më 29 mars 2026 rreth orës 18:30 në fshatin Nakarad.
Sipas informatave, i dyshuari G.I, pas një konflikti verbal, ka goditur bashkëshorten e tij S.I dy herë me shuplakë në fytyrë.
Të dy janë shoqëruar në Stacionin Policor, ku viktima është intervistuar nga hetuesit, ndërsa i dyshuari nuk është intervistuar menjëherë për shkak të gjendjes së tij të dehur, pasi ka rezultuar me 1.04 promil alkool në gjak.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit.
Hetimet janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


