Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeHyseni ngrit alarmin: Ish-krerët e UÇK-së nuk po gjykohen drejtë në Hagë

Hyseni ngrit alarmin: Ish-krerët e UÇK-së nuk po gjykohen drejtë në Hagë

Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate ka thënë që ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk po u sigurohet një gjykim i drejtë në Hagë.

“Atyre nuk po u sigurohet një gjykim i drejtë. Ti i sheh aty pyetjet, jo vetëm të prokurorisë, edhe të gjykatës, janë krejt kohës sugjestive, e që nuk lejohet”, ka thënë Hyseni në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Në njëfarë mënyre, ti e sheh gjykatën dhe prokurorinë në një formë të bashkëpunimit dhe krijimit të insinuatave”.

Sipas Hysenit, kjo u pa edhe në rastin e Hashim Thaçit me Sokol Bashotën, ku thotë se ia prenë Thaçit deklaratën në mënyrë që ta befasonin Bashotën.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT