Saturday, May 23, 2026
spot_img
HomeLajmeHyrja në fuqi: Ligji për shtetësinë, “kolonizim” për Kosovën (VIDEO)

Hyrja në fuqi: Ligji për shtetësinë, “kolonizim” për Kosovën (VIDEO)

Ligji për Shtetësinë e Republikës së Kosovës po akuzohet se ndikim do të ketë tek serbët, votat e të cilëve i pati marrë edhe në Kuvend.

Opozitarët e vlerësojnë si problematikë nenin me të cilin kjo e drejtë fitohet për krejt ata që qenë qytetarë të ish-Jugosllavisë, e që jetuan në Kosovë deri në janarin e 98-ës, e po njësoj vlen edhe për pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë.

Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga PDK, tha mes tjerash se “atë që s’e ka arrit Millosheviqi me dhunë, po e bënë Kurti me ligj”.

Veprime paralajmërohen se do ndërmerren në legjislaturën tjetër.

Zotim të njëjtë bëri edhe Janina Ymeri nga LDK, e cila për Klan Kosova tha: “Ditën që vijmë, ky ligj nuk duhet me ecë ma tutje, automatikisht duhet me hjekë”.

Ligji për Shtetësinë  hyri në fuqi të premten.

Ndiqeni të plotë kronikën në vijim:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT