Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeShowbizHykmete Bajrami ia numëron premtimet Kurtit që nuk u realizuan asnjëherë (VIDEO)

Hykmete Bajrami ia numëron premtimet Kurtit që nuk u realizuan asnjëherë (VIDEO)

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, gjatë një emisioni ka numëruar disa nga premtimet e pambajtura të kryeministrit Albin Kurti.

Ajo theksoi se qytetarët e Kosovës e votuan Kurtin për shkak të disa premtimeve që ende nuk janë realizuar, njofton Klankosova.tv.

“Ata e kanë votuar Kurtin sepse ju ka thënë se do të ndërtojë çerdhe për fëmijë, sepse ju ka thënë se do t’ju lirojë bukën, ujin, vajin, sheqerin dhe miellin, se do t’ju lirojë energjinë elektrike dhe se do të mund të blini banesa me këste 120 me 120”, tha Bajrami.

Ajo e mbylli deklaratën me pyetjen: “Cilat nga këto premtime i ka kryer?” duke theksuar dështimin në realizimin e shumë prej premtimeve kyçe të qeverisë aktuale.

Për të dëgjuar deklaratat e plota, ndiqeni emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT