Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Istog, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në fshatin Dobrushë.
Lexues të redaksisë së Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë, ekipet mjekësore, zjarrfikësit si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë. Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit” ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


