Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ende-po-vazhdon-perhapja-e-zjarrit-ne-bjeshket-e-decanit/Ende po vazhdon përhapja e zjarrit në Bjeshkët e Deçanit - Klan...

https://klankosova.tv/ende-po-vazhdon-perhapja-e-zjarrit-ne-bjeshket-e-decanit/Ende po vazhdon përhapja e zjarrit në Bjeshkët e Deçanit – Klan Kosova

Zjarri në Bjeshkët e Deçanit ka vazhduar edhe në orët e hershme të mëngjesit.

Faqja zyrtare e qytetit të Deçanit ka publikuar pamje nga zjarri, duke bërë poashtu thirrje për vullnetarë.

“Ora 4:30 e mëngjesit, ende vazhdon përhapja e zjarreve në bjeshkët e Deçanit”, shkruhet në faqen zyrtare të qytetit, transmeton Klankosova.tv

Ndryshe, mbrëmë lidhur me këtë rast, kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj ka kërkuar ndihmë vullnetare, për ta shmangur më të keqen.

“Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

The post Ende po vazhdon përhapja e zjarrit në Bjeshkët e Deçanit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT