Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmeHoxha: Çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën cenim të sigurisë së...

Hoxha: Çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën cenim të sigurisë së Shqipërisë

“Çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën njëkohësisht edhe cenim të sigurisë së Shqipërisë”, thotë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Në një prononcim për TCH ministri shqiptar nënvizoi se paqja dhe stabiliteti në Kosovë janë një prioritet i përbashkët ndërkombëtar dhe se Shqipëria mbetet e vendosur në mbështetjen e saj ndaj Kosovës në çdo rrethanë.

“Pikërisht për këtë arsye, çdo zhvillim në terren duhet parë në këtë kontekst: Kosova nuk është e vetme dhe paqja në të është një prioritet i përbashkët ndërkombëtar. E kemi thënë dhe do ta përsërisim: çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën njëkohësisht edhe cenim të sigurisë së Shqipërisë”, u shpreh ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT