Rebelët Houthi të Jemenit kanë pretenduar se kanë kryer një sulm ndaj një baze ajrore në Khamis Mushait, në jugperëndim të Arabisë Saudite.
Sipas grupit të mbështetur nga Irani, sulmi është realizuar me raketa balistike dhe dronë, ndërsa në shënjestër kanë qenë hangarët, radarët, pistat e aeroplanëve dhe depot e municioneve.
Houthit deklaruan se sulmi ishte kundërpërgjigje ndaj goditjeve ajrore saudite kundër objektivave në Jemen gjatë javëve të fundit.
Pretendimet për sulmin nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


