Monday, September 14, 2026
spot_img
HomeLajmeFlamur gjigant i UÇK-së vendoset para Komunës së Lipjanit

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset para Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur para objektit të Komunës së Lipjanit, në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

Vendosja e flamurit vjen pak ditë para 16 shtatorit, kur pritet të shpallet vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët prej vitesh po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT