Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet politike në vend, duke deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit po mbahen si pasojë e, sipas tij, tendencave për uzurpim të shtetit.
Përmes një postimi publik, Hoti ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar si “autokrat” dhe duke bërë thirrje për mobilizim qytetar.
“Kjo po ndodh për arsyen e thjeshtë: një autokrat dëshiron të uzurpojë shtetin. Kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk do të lejojmë të ndodhë”, ka deklaruar ai.
Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që më 7 qershor të dalin në votime dhe të bashkohen, siç tha ai, për mbrojtjen e shtetit të Kosovës.
Ai theksoi se shteti nuk duhet të nëpërkëmbet dhe as të abuzohet, duke shtuar se është koha për reagim të përbashkët qytetar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


