Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajme“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Nerodime, kërkohet liri për ish-krerët e...

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Nerodime, kërkohet liri për ish-krerët e UÇK-së

Aktiviteti “Zjarri i Lirisë” është mbajtur edhe në Zonën Operative të Nerodimes, në kuadër të aktiviteteve mbështetëse për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në këtë aktivitet u mblodhën ish-luftëtarë të UÇK-së, veteranë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Pjesëmarrësit kërkuan drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për luftën dhe sakrificën e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Zjarri i Lirisë” po zhvillohet në shtatë zonat operative të UÇK-së, si pjesë e aktiviteteve që i paraprijnë “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Marshi nis në ora 14:00 nga sheshi “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Aktivitetet në kuadër të “Zjarrit të Lirisë” pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT