Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas përfundimit të Marshit për Liri, duke publikuar fotografi nga pjesëmarrja në këtë aktivitet.
Hoti përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar sakrificën e bërë për lirinë e Kosovës, duke e lidhur atë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Liria nuk u fal. U fitua me sakrificë. UÇK”, ka shkruar Hoti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


