Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeHoffenheim mund të përfitojë deri në 100 milionë euro nga tre talentët...

Hoffenheim mund të përfitojë deri në 100 milionë euro nga tre talentët kosovarë

TSG Hoffenheim po vazhdon të mbështetet fuqishëm te talentët kosovarë këtë sezon, ndërsa tre futbollistë të rinj po kthehen në emra shumë të rëndësishëm për skuadrën gjermane.

Në një postim të publikuar së fundmi, Hoffenheim thekson se mund të përfitojë deri në 100 milionë euro nga tre futbollistët kosovarë, duke iu referuar Leon Avdullahut, Albian Hajdarit dhe Fisnik Asllanit.

Avdullahu, Hajdari dhe Asllani janë kthyer në pjesë kyçe të skuadrës që vazhdon të luftojë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Të tre futbollistët janë nën moshën 23-vjeçare dhe konsiderohen jo vetëm si lojtarë të rëndësishëm në fushë, por edhe si asete të mëdha financiare për të ardhmen e klubit.

Rritja e vlerës së tyre në treg dhe paraqitjet e mira në futbollin gjerman po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më të përfaqësuar në skenën evropiane të futbollit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT