Sunday, April 26, 2026
spot_img
HomeLajmeHegseth: Bllokada amerikane po bëhet më e fuqishme çdo ditë

Hegseth: Bllokada amerikane po bëhet më e fuqishme çdo ditë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se ShBA kanë arritur një “rezultat ushtarak vendimtar brenda vetëm disa javësh” në Iran, duke e krahasuar atë me luftërat dekada të gjata si në Vietnam dhe Irak.

“Në fund të fundit, Irani nuk do të ketë një armë bërthamore”, deklaron ai, duke e quajtur misionin e tyre një “dhuratë për botën”, shkruan BBC.

Misioni vazhdon në fazën e re, thotë ai, duke deklaruar se Irani ka një shans për të “bërë një marrëveshje të mirë, një marrëveshje të mençur”.

Hegseth i referohet bllokadës “të hekurt” të marinës amerikane që ata kanë vendosur në portet iraniane, të cilën ai thotë se “po bëhet më e fuqishme çdo ditë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT