Thursday, April 30, 2026
spot_img
HomeLajmeHaziri: Mentaliteti parti-shtet s’do të ndërtohet kurrë, Kosova meriton më mirë!

Haziri: Mentaliteti parti-shtet s’do të ndërtohet kurrë, Kosova meriton më mirë!

Ish-deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se dy legjislaturat e Kuvendit dështuan për qëllime politike, ndërsa theksoi se, mentaliteti parti-shtet nuk mund të ndërtohet kurrë, pasi sipas tij, Kosova meriton më mirë,

Përmes një postimi në Facebook, Haziri shton se sot, më shumë se kurrë, duhet të kthehet  dashurinë ndaj Republikës, duke qenë se Kosovës i ka dhënë emër e identitet, transmeton Klankosova.tv.

“Jemi në muajt e nderimit e respektit për martirët, dëshmorët dhe heronjtë dhe obligohemi që të gjunjëzohemi para tyre, me falënderim e mirënjohje. Politika kërkon pak, shumë pak sakrificë personale për qëllime madhore. Republika mbi të gjithë. LDK, besë e shpresë për Kosovën!”, ka shkruar ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT