Kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka qenë goxha kritik ndaj kryetarit të komunës, Alban Hyseni, lidhur me mos votimin e buxhetit për këtë qytet.
Në një konferencë për media, ai ka theksuar se ai është i gatshëm t’i ndihmojë Hysenit, por që të punojë në bazë të shifrave dhe rregullave.
“Duhet zbatim strikt i letrës së ministrit Elbert Krasniqi, duhet të shkojmë sipas hapave që janë caktuar, shkojmë me tabela, nuk i ndryshojmë numrat e dimë çka është ndryshimi i kodeve buxhetore”, ka thënë Haziri.
Ndër tjera, ai pohoi se LVV-ja në Gjilan i përjashtoi asamblistët e LDK-së nga angazhimi për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


