Monday, May 11, 2026
spot_img
HomeLajmeHasanpapaj: U binda të hyjë në garë pas tendencës së pushtetit për...

Hasanpapaj: U binda të hyjë në garë pas tendencës së pushtetit për të kontrolluar gjithçka (VIDEO)

Juristi Bardhyl Hasanpapaj ka treguar arsyet e tij pse ka vendosur që të hyjë në garën për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, pasi iu bashkua ekipit të Vjosa Osmanit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Hasanpapaj ka thënë se edhe më parë ka pasur oferta nga partitë, por që ka refuzuar angazhimet politike.

Derisa, sipas tij, kësaj radhe ka vendosur ndryshe, për shkak të siç ka thënë, tendencave të partisë në pushtet për të kontrolluar gjithçka në Kosovë.

“Kësaj radhe më ka bindur më së shumti tendenca e partisë në pushtet për të instaluar një regjim që kontrollon të gjitha institucionet. Tendenca e VV-së për të kontrolluar institucionin e presidentit e kam parë si një goditje shumë të madhe ndaj Republikës, është mirë që kushdo që mund të kontribuojë ta bëjë një gjë të tillë, për të mos e lejuar këtë.”, ka deklaruar Hasanpapaj.

Ai ka thënë se edhe më parë, VV-ja ka pasur tendenca për ta kontrolluar institucionin e presidentit.

“Ka pas edhe më parë tendeca që të kontrollohet Vjosa Osmani, sidomos në raportet ndërkombëtare, praninë e saj në arenën ndërkombëtare, sidomos në raportet me SHBA, dikujt i kanë penguar këto, nuk e di pse, është për habi. Kërkesa që Kosova të ketë një president që nuk komunikon me botën, e kam parë më shumë shqetësim. Tendeca e partisë në pushtet është që të pengojë Kosovën në integrimet euro-atlantike.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT