Historiani Mentor Hasani thotë se 17 Shkurti është ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët në këtë shekull, ndonëse për shtetësinë e Kosovës thotë se është ende në konsolidim e sipër.
“17 Shkurti konsiderohet, dhe jo vetëm se konsiderohet, por edhe është ngjarja më e rëndësishme e këtij shekulli për shkak se kjo ngjarje vjen në një periudhë shumë të gjatë vuajtjesh, mundimesh, sakrificash, përpjekjesh, ballafaqimesh me sisteme, regjime të Kosovës, popullit të saj, intelektualëve e të tjerë.
“Pra, pas Pavarësisë së Shqipërisë, është një rrugëtim shumë i gjatë që ka kaluar populli shqiptar i Kosovës, kjo shoqëri në përgjithësi, edhe ka kulmu me një Pavarësi të Kosovës e cila sigurisht që është në konsolidim e sipër”.
“Në rast se duam ta analizojmë me një person i cili i ka 17 vjet, pak a shumë edhe Kosova i ka 17 vjet dhe i ka problemet e saj sigurisht të natyrave të ndryshme, vendore, lokale, por edhe atyre ndërkombëtare. Është në konsolidim e sipër, mirëpo historia na tregon se edhe Shqipëria, edhe shtetet tjera që janë themeluar shekuj më parë kanë probleme të natyrave të ndryshme. Pra, nuk është se merr fund me një akt problemet e ndryshme politike, sociale, kulturore, aq më tepër kur fqinji ynë verior është një fqinj i cili ka i ka shkaktuar shumë vuajtje edhe dhimbje këtij vendi”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


