Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Nantesit në Francë, ku një 15-vjeçar është vrarë me armë zjarri, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi që dyshohet të lidhet me trafikun e drogës.
Sipas autoriteteve franceze, të shtënat ndodhën të enjten rreth orës 19:30 në një pallat apartamentesh. Sulmuesit, të cilët lëviznin me motoçikletë, hapën zjarr ndaj tre adoleshentëve dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.
Prokurori i Nantesit bëri të ditur se njëri nga të rinjtë, i cili sapo kishte mbushur 15 vjeç, humbi jetën në hyrje të ndërtesës.
Ndërkohë, një 13-vjeçar ndodhet në gjendje kritike në spital, kurse një tjetër, 14 vjeç, mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, autorët ndoqën njërin nga djemtë deri në katin e 13-të të pallatit, ku ai ishte strehuar në një apartament, çka dëshmon brutalitetin e sulmit.
Autoritetet franceze dyshojnë se ngjarja lidhet me larje hesapesh mes grupeve të përfshira në trafikun e drogës.
🔴 Un adolescent de 15 ans tué par balle lors d’une fusillade dans un quartier de Nantes, hier soir vers 19h30. Deux autres personnes sont blessées. Ce nouveau règlement de comptes lié au trafic de drogue choque par l’âge des victimes
📺 #LE13H présenté par @MSLacarrau pic.twitter.com/l799Dz6XGN
— TF1Info (@TF1Info) May 15, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


