Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeCertifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, policia pranon donacion mbi...

Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, policia pranon donacion mbi 273 mijë dollarë nga Amerika

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses trajnimin 15-ditor për operimin e sistemeve ajrore pa pilot (dronë) të tipit Skydio.

Në trajnim pjesëmarrës ishin 12 zyrtarë policorë, të cilët pas përfundimit të pjesës teorike dhe praktike u certifikuan për përdorim profesional dhe të sigurt të sistemeve ajrore pa pilot.

“Në kuadër të këtij trajnimi janë përfshirë operimi dhe menaxhimin i dronëve, planifikimi i misioneve fluturuese, procedurat operative dhe të sigurisë, përdorimi i sistemeve inteligjente të navigimit si dhe aplikimi operacional në terren, etj.

Përveç këtij trajnimi, Policia e Kosovës njofton se ka pranuar edhe një donacion në vlerë prej 273,637.22 dollarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes programit ATA (Anti-Terrorism Assistance Program), donacion i cili do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve operative dhe teknologjike të njësive policore, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit operacional dhe avancimin e sigurisë publike.

“Policia e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për Ambasadën e SHBA-së, programin ATA, instruktorët dhe partnerët institucionalë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar gjatë realizimit të trajnimit dhe pranimit të donacionit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT