Në Prizren, një qytetar ka dorëzuar në polici një shumë parash që i kishte gjetur në rrugë, të cilat më pas i janë kthyer pronarit të tyre pas verifikimeve nga autoritetet, raporton Gazeta Sinjali.
Mbrëmë, rreth orës 20:00, në Stacionin Policor në Prizren është paraqitur qytetari Murat Buzhala, i cili ka sjellë shumën prej 155 euro, të cilat i kishte gjetur në një lokal në qytet.
Nga qytetari është marrë deklarata dhe janë pranuar të hollat.
Ndërkohë, në stacion është paraqitur qytetarja E. A., e cila ka deklaruar se i kishte humbur paratë në lokacionin e përmendur.
Pas verifikimit, shuma prej 155 euro i është kthyer pronarit ligjor, ndërsa janë përpiluar raportet përcjellëse për rastin.
Policia e Kosovës ka vlerësuar veprimin e qytetarit Murat Buzhala, duke e cilësuar atë si shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


