Tuesday, May 12, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj zyrtarizon kandidimin e Arifit për deputet

Haradinaj zyrtarizon kandidimin e Arifit për deputet

Ramush Haradinaj ka zyrtarizuar kandidimin e Avni Arifit për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se me Arifin ka rrugëtuar gjatë bashkë politikisht, në kohë sfidash, vendimesh të rëndësishme dhe angazhimi të pandalshëm për forcimin e shtetit të Kosovës.

“Ai ka qenë gjithmonë ndër njerëzit më lojalë, më korrektë dhe më profesionalë, jo vetëm brenda Aleancës, por edhe në secilin institucion që ka përfaqësuar”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv.

Haradinaj shtoi se rikthimi i ish-diplomatit në listën e AAK-së vjen natyrshëm.

“Avniu i përket brezit të njerëzve që politikën nuk e kanë parë si privilegj personal, por si shërbim ndaj qytetarëve dhe shtetit. Përvoja e tij e gjatë institucionale, bagazhi politik dhe aftësia për të ndërtuar ura bashkëpunimi kanë qenë vlerë e madhe për Kosovën në periudha të rëndësishme të zhvillimit të saj politik dhe shtetëror”.

“Nga secili pozicion që ka mbajtur, kontributi i tij ka qenë me vlerë dhe gjithmonë në funksion të interesit publik. Ai ka dëshmuar se stabiliteti politik, partneriteti me aleatët ndërkombëtarë dhe forcimi i institucioneve janë rruga e vetme për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fuqishme. Rikthimi i tij në listën e Aleancës vjen natyrshëm, ashtu si çdo herë në momentet kyçe për Republikën e Kosovës. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për njerëz me përvojë, integritet dhe vizion politik, të cilët dinë ta mbrojnë interesin shtetëror dhe ta çojnë përpara vendin”, shkroi ai.

E konfirmon Avni Arifi: Do t’i bashkohem listës së AAK-së për deputet (VIDEO)

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT