Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeShowbizHaradinaj takohet me Serwerin, e fton në Kosovë për ndihmë që vendi...

Haradinaj takohet me Serwerin, e fton në Kosovë për ndihmë që vendi të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatët

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, Ramush Haradinaj, ka takuar profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme amerikane, Daniel Serwer.

Haradinaj tha se me Serwerin patën një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore, me të cilin tha se folën për proceset dhe sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Angazhimi me dekada i Prof. Serwer në Kosovë dhe Ballkan dhe memoria institucionale si ish diplomat në Ballkan janë shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet e Kosovës dhe prioritetet që garantojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, kreu i AAK-së bëri të ditur se e ka ftuar Serwerin që të vijë në Kosovë për t’i ndarë pikëpamjet dhe për ta ofruar ndihmën e tij, që siç tha ai, Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatët, posaçërisht Shtetet e Bashkuara.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT